Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

U eliminua nga skuadra modeste/ Zidane pas ndeshjes: Përgjegjësia është e...

U eliminua nga skuadra modeste/ Zidane pas ndeshjes: Përgjegjësia është e...

09:12, 21/01/2021

Alcoyano ishte surpriza e madhe në Kupën e Spanjës.

Skuadra modeste që militon në kategorinë e 3-të ka eliminuar Real Madridin pas fitores 2-1.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane në një deklaratë për mediat mori përsipër të gjithë përgjegjësinë e humbjes dhe eliminimit nga ky kompeticion.

Unë jam trajneri dhe përgjegjësia është e gjitha e imja. Unë mendoj se lojtarët akoma besojnë tek unë, por ju duhet t’i pyesni ata”, u shpreh ai.

Francezi më pas tha se nuk është ndonjë turp i madh pasi ndodhi ky eliminim. “Këto gjëra ndodhin në futboll. Një ditë tjetër ku ndjejmë dhimbje, nuk na pëlqen të humbasim. Ne do të vazhdojmë të luftojmë përpara për trofetë e mbetur”, përfundoi Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco