Reali turpërohet në Kupën e Mbretit, eliminohet nga skuadra e kategorisë së 3-të

Reali turpërohet në Kupën e Mbretit, eliminohet nga skuadra e kategorisë së 3-të

08:48, 21/01/2021

Në Kupën e Mbretit ka ndodhur befasia e madhe.

Real Madrid është eliminuar nga Alcoyano, ekip i kategorisë së tretë. Sikur të mos mjaftonte kjo, vendasit e kanë siguruar kualifikimin në 1/8-at pasi kanë mbetur me një lojtar më pak.

Madrilenët kaluan të parët në avantazh me anë të Militao, por 10 minuta nga fundi i takimit shifrat u barazuan nga Solbes. 90 minutat përfunduan në barazim 1-1, ndërsa gjatë kohës shtesë në minutën e 110’ vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Lopez

Kurse në minutën e 115’ ishte Juanan Casanova i cili shënoi golin e fitores për skuadrën modeste e cila i shkaktoi një humbje të rëndë “galaktikave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco