Pas budallallëkut me zëvendësimet, Roma shkarkon dy zyrtarët

Pas budallallëkut me zëvendësimet, Roma shkarkon dy zyrtarët

22:17, 20/01/2021

Gafa me dy zëvendësimet në kohën shtesë në sfidën e 1/8-ave të Kupës së Italisë me Specian u ka kushtuar pozicionet dy zyrtarëve të Romës, Xhanluka Gombar dhe Manolo Zubiria.

Menaxheri i klubit verdhekuq dhe shefit të sektorit sportiv global janë shkarkuar brenda më pak se 24 orëve pas dështimit në Kupën e Italisë teksa konsiderohen përgjegjës që lejuan trajnerin Paulo Fonseka të aktivizonte portierin Fuzato dhe mbrojtësin Ibanez në kohën kur po luhej shtesa e parë.

Përveç kësaj, menaxheri Gombar fajësohet dhe për humbjen 0-3 në tavolinë për sfidën e parë të kampionatit me Veronën në 19 shtator, ku verdhekuqtë aktivizuan mesfushorin Amadu Diavara si lojtar të ekipit të dytë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco