Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Tifozët e Vllaznisë i rezervojnë një pritje të veçantë skuadrës

VIDEO/ Tifozët e Vllaznisë i rezervojnë një pritje të veçantë skuadrës

21:24, 20/01/2021

Tifozët shkodranë kanë pritur me padurim kthimin e skuadrës së Vllaznisë pas fitores në Ballsh 0-1 ndaj Bylisit. Me të mbërritur në Shkodër, dhjetëra tifozë me shallë dhe unfirmat kuqeblu kanë brohoritur dhe përgëzuar skuadrën për ecurinë e jashtëzakonshme këtë sezon pas 15-javësh.

Me të mbërritur autobusi i ekipit në Shkodër, tifozët kanë rrethuar ekipi dhe disa prej tyre kanë ngritur në krahë trajnerin Tomas Brdariç. Me thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shkodran” dhe “Urime, ekipi kampion!”, fansat e Vllaznisë festojnë suksesin e sotëm kundër Bylisit dhe kryesimin e sigurtë të kampionatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco