Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Superkupa e Italisë/ Juventus - Napoli, Pirlo dhe Gattuso zgjedhin titullarët

Superkupa e Italisë/ Juventus - Napoli, Pirlo dhe Gattuso zgjedhin titullarët

20:22, 20/01/2021

Në orën 21:00, në stadiumin “Mapei”, luhet finalja e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Napolit.

Bardhezinjtë do tentojnë ngritjen e këtij trofeu për të lënë pas krahëve humbjen dramatike ndaj Interit 0-2 në kampionat. Ndërsa, “të kaltrit”  vijnë në këtë takim disi më të qetë, pasi fituan ndaj Fiorentinës me rezultatin e thellë 6-0.

Juventusi ka fituar plotë tetë herë këtë trofe në vitet (1988, 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015 dhe 2018), kurse Napoli vetëm dy herë dhe në të dy ishin përball “Bianconerëve” në vitet (1990 dhe 2014).

Torinezët do jenë me disa mungesa të mëdha shkaku i rasteve pozitive me COVID-19, por edhe i dëmtimeve.

Megjithatë,  pas lajmeve të këqija në ditët e fundit, është shëruar nga ‘COVID’-i mbrojtësi i djathtë Juan Cuadrado, i cili do të luajë nga minuta e parë në fushë.

Në kampin napolitan, tekniku Gattuso vuan mungesat e Fabian Ruiz, Viktor Osimhenit dhe Kevin Malcuit.

Dyshja shqiptare, pra mbrojtësi i krahut të majtë Elseid Hysaj dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do e nisin nga stoli këtë supersfidë.

Formacionet zyrtare:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Danilo; McKennie, Arthur, Bentancur, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Koulibaly, Manolas, Mario Rui; Demme, Bakayoko; Lozano, Zielinski, Insigne; Petagna. Trajner: Gennaro Gattuso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco