Dovedan: Ishte faull, goli i Hoxhajt duhej anuluar

Dovedan: Ishte faull, goli i Hoxhajt duhej anuluar

19:29, 20/01/2021

Siç ndodh pothuajse gjithmonë, trajneri i Bylisit Dovedan edhe pas ndeshjes ndaj Vllaznisë kishte kontestime për gjykimin. Në intervistën për Gol pas Goli ai theksoi se aksioni për golin e Ardit Hoxhajt nisi me një faull, ndërsa shtoi se me afrimet e merkatos, Bylis do të jetë më konkurues dhe do ta arrijë mbijetesën.

 

“Goli ka nisur nga një faull. E mbajti me dorën e majtë dhe e rrëzoi, më pas ka dhënë pasin për golin që shënoi Vllaznia. Afrimet? Ne kemi marrë dy futbollistë të mirë, por problemi është se nuk kanë luajtur prej një muaji. Do mundohemi t’i ngremë në nivelin e tyre dhe ta ndihmojnë skuadrën në arritjen e objektivave. Loja e barabartë me kryesuesit? Na duhen 15 ditë, skuadra do të rritet në vazhdim”, përfundoi trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco