Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Flet mesfushori që zgjodhi Shqipërinë para Belgjikës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Flet mesfushori që zgjodhi Shqipërinë para Belgjikës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

17:23, 20/01/2021

Lindon Selahi kishte mundësi të zgjidhte një nga 4 kombëtaret, mes Belgjikës, Maqedonisë së Veriut , Kosovës dhe Shqipërisë.

Mesfushori i talentuar zgjodhi Kombëtaren kuqezi, ku ka bërë edhe debutimin nën drejtimin e trajnerit Reja.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në Holandë, mesfushori është shprehur se te Shqipëria luajnë lojtarë që aktivizohen me skuadra të njohura si Atalanta dhe Napoli, teksa kanë shkuar edhe në Europian dhe kjo ishte një nga arsyet pse zgjodhi kuqezinjtë.

“Shqipëria ka një ekip me lojtarë nga Atalanta dhe Napoli. Luajtëm gjithashtu në Europianin e Francës, një arritje e madhe kjo.

Standard Liezhi? Të gjithë në brezin tim u larguan nga skuadra, pasi nuk iu ofruan kontratë, ndërsa unë firmosa një kontratë me ekipin e parë. Unë jap gjithmonë gjithçka, kurrë nuk heq dorë, ndjek topin në mënyrë agresive, mund të shënoj dhe të jap asiste. Fizikisht jam shumë mirë”, tha Selahi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco