Hallaçi arrin fitoren e parë si trajner i Kukësit: Ende nuk kemi dalë nga kriza

Hallaçi arrin fitoren e parë si trajner i Kukësit: Ende nuk kemi dalë nga kriza

17:07, 20/01/2021

Rrahman Hallaçi i gëzohet suksesit të tij të parë si trajner i parë i Kukësit.

Verilindorët i dhanë një “shkelm” krizës me suksesin 1-3 në Fier ndaj Apolonisë, një fitore që rikthen qetësinë në kampin kuksian dhe që mund t’i shërbejë shumë ekipit për vazhdimësinë.

“Ishte normale të kishim vështirësi, e dinim. Apolonia ka lojtarë të rinj, por duhet kujdes. Ata vrapojnë dhe kanë ritëm. Vinim nga rezultate jo të mira dhe ishim të ngarkuar. E prisnim kthesën. Me Vllazninë edhe një pikë mjaftonte. Sot kemi bërë mirë në fushë, por edhe vuajtëm pak nga presioni i rezultatit. Normalisht kemi gjëra për të korrigjuar. Skuadra është e re, jemi ndërtuar në fillim të sezonit. Akoma nuk kemi dalë nga kriza. Shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive.

Kur jemi në sulm duhet të kthehemi, gjë që ka ndodhur herë pas herë. E kemi vuajtur kthimin e shpejtë. Kur humbet topin, duhet të tërhiqemi. Po i rregullojmë gjërat gradualisht. Po presim disa lojtarë cilësorë, që na duhen shumë. Më pëlqen që skuadra i kupton drejt kërkesat. Jemi në rrugën e duhur. Sot edhe Peposhi bëri një ndeshje të mirë. Shpresoj që edhe të tjerët nga U21 të vijnë nga ekipi i parë.

Zërat për largim? Nuk më vjen mirë kur dëgjojmë lajme të tilla. Ata që shkruajnë duhet të flasin me drejtuesit. Më lëndojnë gjëra të tilla, por nuk më dobësojnë. Unë isha në stërvitje në ato momente. Duhet të pyesin drejtuesit kur shkruajnë lajme të tilla”, deklaroi tekniku i Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco