‘Çinari nuk do të luajë titullar’/ Daja flet para derbit: I paparashikueshëm

‘Çinari nuk do të luajë titullar’/ Daja flet para derbit: I paparashikueshëm

11:19, 20/01/2021

Ditën e enjte në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Partizani do të jetë pritës në derbin ndaj Tiranës.

Trajneri i skuadrës së kuqe, Ilir Daja, doli në konferencën për shtyp para gazetarëve, në prag të kësaj supersfide, ku theksoi se derbi është i paparashikueshëm.

Gjithashtu Daja theksoi se Çinari nuk do të jetë pjesë e formacionit titullar për shkak se i mungojnë minutat e lojës në ndeshje zyrtare.

"Derbi është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit. Sido që të jetë niveli ekipeve, derbet kanë qenë të paparashikueshme. Ky derb i gjen ekipet me një diferencë 3 pikë. Pothuajse janë aty-aty. Mendojmë në nivel paragjykimi, që nesër, padiskutim që ekipi do të jetë i motivuar, ashtu siç do të jetë dhe kundërshtari. Janë të 3 rezultatet në lojë, shpresojmë që fitorja të jetë e jona”, u shpreh Daja.

Ndeshja ndaj Tiranës, a mund t’i japë drejtim sezonit?

Unë do të thoja që është ndeshja e radhës, ka vlerën e 3 pikëve, përveç bonusit psikologjik. Nuk ka ndikim në ecurinë e mëtejshme të ekipit. Jemi më të konsoliduar tani. E presim ndeshjen me qetësi, gjithë kontingjentin e kemi në dispozicion, mund të bëjmë ndërhyje edhe më shpejt se ndeshjet e tjera. Formën më të mirë po e kalojmë në këtë periudhë.

Çfarë duhet të bëjë Partizani ndryshe nga derbi i kaluar?

Unë do të thoja që pjesën më të madhe duhet të jemi të kujdesshëm siç kemi qenë në derbin e kalur dhe të shohim në shumë në mbështetjen me disa lojtarë në zonën e golit të kundërshtarit.

Sa ju ndihmon Çinari,  “blerja” më e re e merkatos së janarit?

Do ta quaja si një blerje të re. Përveç se është një nga lojtarët kryesor të kampionatit shqiptar dhe Partizanit është një vlerë e shtuar për vetë faktin se e njeh ekipin dhe kampionatin. Ka qenë pjesë e jona gjatë kësaj periudhe. Do kohën e vetë për të marrë formën, sepse nuk ka ndeshje zyrtare të luajtura. Them se do të jetë “ogur” i mirë për të përballuar me sukses ndeshjen e nesërme.

Do të ketë minuta për Çinarin?

Çinari është pjesë e grupit që nga fillimi i këtij sezoni. Ka qenë pjesë e manovrës, por e munguar. Ndoshta nuk mund të jetë pjesë e formacionit, sepse jemi përgatitur gjatë gjithë javës me mungesën e Çinarit, por që patjetër në momentin e duhur do ta hedhim në fushë. Është një lojtar që ka vlera mjaft të mira individuale dhe përshtatet me çdo manovër që mund të përdorim nesër në ndeshje.

A do të ketë afrime në mbrojtje?

Shpresojmë që të ketë ndërhyrje edhe në mbrojtje. Po vëzhgojmë disa lojtarë edhe nga tregu i huaj, edhe nga ai shqiptar, që ofron shumë pak në cilësi, në repartin e mbrojtjes. Jemi fokusuar te 2-3 alternativa në tregun e huaj, për të zgjedhur më të mirin, ndoshta jo me ndonjë cilësi të jashtëzakonshme, por për të dubluar rolet, sepse kampionati është i gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco