Portieri i Tiranës, Visa Bekaj ndez derbin dhe ‘thumbon’ Partizanin: Fitore!

Portieri i Tiranës, Visa Bekaj ndez derbin dhe ‘thumbon’ Partizanin: Fitore!

10:48, 20/01/2021

Ditën e enjte në orën 18:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superligës do të luhet në “Elbasan Arena” me dy skuadrat që kërkojnë me çdo kusht fitoren. Ditën e sotme në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Dede ishte edhe portieri Visar Bekaj.

“Çdo lojtar para derbit nuk ka nevojë për motivim. Amtmosfera është në maksimum dhe ne do të bëjmë gjithçka për të dalë me fitore. Nuk jemi shprehur siç duhet pasi kemi pasur edhe mungesa. Me fitoren në derbi shpresojmë që të kompletohemi akoma më shumë e do të vijë kthesa. Partizani ka lojtarë cilësorë, por ne kemi mbrojtjen më të mirë se sulmi i atyre. Tifozët? Më vjen pak keq, por shpresojmë të rikthehen e ta shijojmë derbin siç I ka hije.

Me fazën e mbrojtjes jam I kënaqur, ndërsa në sulm me transferimet e reja shpresojmë të shënojmë më shumë. Më mirë të pësojmë një gol e të shënojmë 2 sesa 0-0. Shpresoj të paraqitem mirë dhe do të bëjë maksimumin. Alban Hoxha është portier I mirë me shumë cilësi dhe me eskperiencën që ka mendoj që mund të vjedh diçka nga ai. Më pëlqen portierët Ter Stegen dhe Neuer e preferoj të jem si ata, por nuk kam idhull”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco