Formacionet në Superkupën e Italisë: Juventus – Napoli, mungojnë...

Formacionet në Superkupën e Italisë: Juventus – Napoli, mungojnë...

10:15, 20/01/2021

Sot në orën 21:00 në “Mapei Stadium” do zhvillohet super përballja mes Juventusit dhe Napolit, e vlefshme për Superkupën e Italisë.

Juventusi ka fituar plotë tetë herë këtë trofe në vitet (1988, 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015 dhe 2018), kurse Napoli vetëm dy herë dhe në të dy ishin përball “Bianconerëve” në vitet (1990 dhe 2014).

Vendasit do jenë me disa mungesa të mëdha shkaku i rasteve pozitive me COVID-19, kurse miqtë më shumë kanë probleme me lëndime.

Dyshja shqiptare, pra mbrojtësi i krahut të majtë Elseid Hysaj dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jenë në stol.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Demiral, Bonucci, Frabotta; Bernardeschi, Rabiot, Bentacur, Chiesa; Morata, Ronaldo.

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Bakayoko, Ruiz; Lozano, Zielinski, Insigne; Petagna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco