Jurgen Klopp flet për paraqitjen e Xherdan Shaqirit ndaj Manchester United

Jurgen Klopp flet për paraqitjen e Xherdan Shaqirit ndaj Manchester United

09:03, 20/01/2021

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqirin për ndeshjen kundër Manchester United.

Shaqiri ishte në formacionin titullar kundër Manchester Unitedit duke luajtur 76 minuta pastaj u zëvendësua me Curtis Jones. Pavarësisht kësaj, trajneri gjerman mendon se ka gabuar me vendimin për ta zëvendësuar Shaqirin, sepse shqiptari mund të luante më shumë.

“Shaqiri është vërtet në formë të mirë. Ndoshta mund të luante edhe pak më shumë, mirëpo nuk isha i sigurt.

“Ishte kohë e gjatë që nuk ka luajtur nga fillimi, por ishte vërtet i mirë. Shaqiri ishte aty dhe na ndihmoi shumë”, ka thënë Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Pa sy20/01/2021 10:28

Klopp mos shit ndeshje si me Dortmundin. Je trainer i Liverpulit te Madh. Nuk e kexon kush. Syri merr parate.

Shto koment

Denonco