BL: Leverkusen mposht Dortmundin, Gladbach, Hoffenheim dhe Wolfsburg rikthehen te fitorja

BL: Leverkusen mposht Dortmundin, Gladbach, Hoffenheim dhe Wolfsburg rikthehen te fitorja

22:43, 19/01/2021

Java e 17-të e Bundesligës vijoji këtë të martë, me 4 ndeshje të tjera. Bayer Leverkusen, të tretët në kampionat priti Borussia Dortmund.

Ky duel përfundoi me një fitore 2-1 të “Rouge-Et-Noir”. Pa u mbyllur çerek ore lojë, ish-futbollisti i PSG-së Diaby kaloi të tijtë në avantazh(1-0, 14). Por Brandt barazoi në pjesën e dytë (1-1, 67), para se Wirtz të kalonte sërish vendasit në avantazh(2-1, 80). Tashmë, Leverkusen është i dyti në kampionat, ndërsa Dortmundi është i katërti.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Borussia Monchengladbach mposhti 1-0 Werder Bremen-in, Hoffenheim-i triumfoi 0-3 ndaj Hertha Berlin, ndërsa Wolfsburgu mposhti 2-0 Mainzin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco