VIDEO/ Historia frymëzuese e Declan Thompson: Nga karrigia me rrota në Kupën e Anglisë

VIDEO/ Historia frymëzuese e Declan Thompson: Nga karrigia me rrota në Kupën e Anglisë

21:57, 19/01/2021

Bota e futbollit, në veçanti, dhe e sportit, në përgjithësi, u japin njerëzve mësime të mëdha mbi jetën. Rruga për të realizuar një ëndërr nuk mund të jetë e lehtë, por ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni.

Këtë e dëshmon Declan Thompson. Anglezi 18-vjeçar ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur ëndrrën e tij.

Image

Edhe pse ishte i sëmurë rëndë dhe në karrocë me rrota, Thompson ia doli të ngrihej në këmbë dhe të realizonte atë çfarë i kishte vënë qëllim vetes, të luante futboll me një skuadër profesioniste.

Në moshën 5-vjeçare, ai ishte diagnostikuar, me sëmundjen “Perthes”, një sëmundje e rrallë që shfaqet te fëmijët. Pas sëmundjes, ai iu nënshtrua disa operacioneve, duke e kaluar fëmijërinë e tij në karrige me rrota. Megjithatë pavarësisht vështirësive, Thompson nuk u dorëzua për të realizuar ëndrrën e tij dhe ia doli. Ai bëri debutimin me Sheffield Wednesday në Kupë.

Emocionet përveç se te djaloshit 18-vjeçar ishin të mëdha edhe te familjarët e tij, të cilët nuk i mbajtën dot lotët kur e panë djalin e tyre të futej në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco