Pep Guardiola bën deklaratën e fortë për merkaton e dimrit

Pep Guardiola bën deklaratën e fortë për merkaton e dimrit

20:36, 19/01/2021

Pep Guardiola tregon se Manchester City nuk do të bëjë asnjë afrim në merkaton e janarit.

Pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, City ka arritur formën javët e fundit dhe është ngjitur në vendin e dytë në Premier League pas një serie prej pesë fitoresh radhazi.

E vetmja pikë e dobët ka qenë qendra e sulmit, me Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus që kanë humbur një numër të madh ndeshjesh, për shkak të dëmtimeve dhe infektimit nga Covid-19.

Pa asnjë sulmues me eksperiencë, alternativat e Guardiola kanë qenë vendosja e Ferran Torres si një sulmues të improvizuar, Kevin De Bruyne ose Raheem Sterling si 'nëntësh të rremë' ose duke i dhënë një shans 17-vjeçarit Liam Delap.

Por Guardiola i tha beIN Sports: "Nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar në merkaton e dimrit. Ne nuk e kemi diskutuar, por do ta përfundojmë sezonin me lojtarët që kemi tani”,  tha Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco