Zyrtare/ Ëndrra bëhet realitet, Klaas-Jan Huntelaar kthehet te Schalke

Zyrtare/ Ëndrra bëhet realitet, Klaas-Jan Huntelaar kthehet te Schalke

18:41, 19/01/2021

Në moshën 37 vjeçare dhe pas 3 vitesh e gjysmë te Ajax, Klaas-Jan Huntelaar, ka vendosur të kthehet tek Schalke, një klub nga i cili u largua në 2017 për t'u bashkuar me “Lancers”. Sulmuesi holandez nënshkroi një kontratë gjashtë-mujore me “Minatorët”.

Tek Schalke, të cilët po luftojnë për mbijetesë në Bundesliga, "Gjahtari" është një legjendë e vërtetë. Ndërmjet viteve 2010 dhe 2017, Huntelaar shënoi 126 gola në 240 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar një Kupë dhe një Superkupë të Gjermanisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco