Shpërndau në rrjetet sociale një video, futbollisti spanjoll dënohet me 2 vite burg

Shpërndau në rrjetet sociale një video, futbollisti spanjoll dënohet me 2 vite burg

18:17, 19/01/2021

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite burg.

Shkak për këtë është bërë një video erotike, e shpërndarë nga lojtari në rrjetet sociale.

Në video shfaqej një grua duke kryer marrëdhënie seksuale, e cila menjëherë u bë virale në rrjetet sociale.

Personi në fjalë akuzoi Sergi Enrik dhe Antonio Luna (ky i fundit ka qenë pjesë e Eibar në të kaluarën), për videon e shpërndarë dhe gjykata ka vendosur ata t’i dënojë me dy vite burg.

Të dy futbollistët në fjalë e kanë pranuar fajin dhe kanë kërkuar ndjesë, por nuk kanë mundur t’i shpëtojnë dënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco