Ish-futbollisti i Real Madrid bëhet lojtari i parë në histori që blihet me bitcoin

Ish-futbollisti i Real Madrid bëhet lojtari i parë në histori që blihet me bitcoin

18:03, 19/01/2021

David Barral, një ish futbollist i Real Madrid B dhe Levante, u bë lojtari i parë në histori që blihet nga një klub duke përdorur kriptovaluta.

37-vjeçari zyrtarisht nënshkroi pak ditë më parë me DUX Internacional de Madrid (divizioni i tretë Spanjoll), në një transferim që u financua plotësisht nga bitcoins - një monedhë dixhitale ose virtuale e përdorur për të lehtësuar pagesat e menjëhershme.

DUX Internacional de Madrid, një klub në pronësi të futbollistëve Borja Iglesias dhe Thibaut Courtois, ende nuk ka njoftuar vlerën totale të transferimit, por thuhet se ardhja e Barral u bë e mundur nga sponsori i klubit spanjoll - Criptan.

Në një postim në rrjetet sociale, Internacional mirëpriti sulmuesin me përvojë, duke falënderuar sponsorin për transferimin.

"David Barral është lojtari më i ri i DUX Internacional de Madrid. Mirësevini në Klubin e Përjetshëm! Ai gjithashtu është bërë transferimi i parë në histori i paguar në kriptovalutë. Falë Criptan, sponsorit tonë të ri, që na e bëri të mundur këtë," thuhet në njoftimin e klubit.

Barral ka zhvilluar 50 ndeshje me ekipin rezervë të Real Madrid, dhe në karrierën e tij, ka luajtur për Sporting Gijon, Levante, Granada, APOEL, Cadiz dhe Racing Santander.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco