Mediat në Spanjë e zbulojnë/ Alaba firmos para-kontratë me klubin e madh...

Mediat në Spanjë e zbulojnë/ Alaba firmos para-kontratë me klubin e madh...

12:54, 19/01/2021

E ardhmja e David Alabas është shndërruar në një telenovelë të vërtetë.

Sipas prestigjiozes “Marca”, madrilenët kanë arritur akordin me futbollistin austriak të Bayernit, teksa raportohet se ai ka nënshkruar një para-kontratë.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë rreth 12 euro në vit. Transferimi i Alabas me parametër zero mund të konsiderohet një goditje e bujshme në merkato për Los Blancos, të cilët në verën e ardhshme do të tentojnë edhe afrime të tjera.

Gjithashtu në krahun tjetër “Mundo Deportivo” raporton se për Alabën ka shfaqur interesim Liverpooli, dy skuadrat nga Manchesteri dhe Paris Saint-Germaini.

Barcelona po ashtu ka shfaqur interesim për Alaban, fal agjentit të tij Pini Zahavi që ka raporte të shkëlqyera me Joan Laportan, kandidatin për president të klubit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco