Milani prezanton zyrtarisht Mario Mandzukic

Milani prezanton zyrtarisht Mario Mandzukic

12:02, 19/01/2021

Skuadra e AC Milan ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin kroat, Mario Mandzukic.

Kuqezinjtë njoftua se ish-sulmuesi i Juventusit rikthehet në Serieë A duke firmosur kështu një kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Te ‘kuqezinjtë’ Mario do të mbajë fanellën me numër 9-të.

I lindur në Slavonski Brod (Kroaci) më 21 maj 1986, Mario Mandzukic veshi fanellat e NK Marsonia, NK Zagreb dhe GNK Dinamo Zagreb. Në verën e vitit 2010 ai u transferua në Gjermani, së pari në VfL Wolfsburg (60 paraqitje dhe 20 gola) dhe më pas në Bayern Munchen (88 ndeshje dhe 48 gola). Në 2014/15 me Atletico Madrid, ai shënoi 20 gola në 43 ndeshje, para se të transferohej në Juventus me të cilin bëri 162 paraqitje dhe 44 gola. Në janar 2020 ai u transferua në Al-Duhail, me të cilin luajti 7 ndeshje duke shënuar 1 gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

tirana19/01/2021 14:43

Nje nga zgjedhjet me te zgjuara te Milanit pas mbylljes se ciklit me lojtaret e medhenj ne vitin 2010 , kur u larguan 11 lojtaret kampione te europes ne vitet 1998 - 2010 .

Shto koment

Denonco