Njihunin me 10-vjeçarin sumo që stërvitet me shtanga të rënda

Njihunin me 10-vjeçarin sumo që stërvitet me shtanga të rënda

09:50, 19/01/2021

Tokio  - Midis mundësve të rinj sumo që ngrenë pesha në ring, shquhet 10-vjeçarja Kyuta Kumagai.

Me 85 kilogramë, Kyuta është dy herë më i madh se fëmijët e tjerë të moshës së tij dhe është aq dominues sa ai lufton dhe mund, djem pesë ose gjashtë vjet më të mëdhenj.

Vitin e kaluar, ai u kurorëzua kampion bote për moshat nën 10 vjeç, duke mundur konkurrencën nga vende larg si Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.

Regjimi i tij i stërvitjes, i ideuar nga babai i tij Taisuke, është i pamëshirshëm. Ai stërvitet gjashtë ditë në javë, ose në klubin e tij lokal sumo ose duke ngritur pesha.

Ai gjithashtu noton dhe praktikon vrapimin për të rritur fleksibilitetin dhe shpejtësinë shpërthyese të nevojshme për mundjen sumo.

Kyuta ka qenë në stërvije që kur ishte në kopsht, kur babai i tij e futi në një turne.

 "Unë nuk i mësova asgjë, ai mund të bënte gjëra të ndryshme natyrshëm," tha Taisuke, një ish-sumo amator. "Ekziston një talent për sumon dhe ai e ka atë talent. Ai e fitoi turneun. Mendova se ai mund të kishte diçka të veçantë.”

Një djalë i ndrojtur e me pak fjalë, motivimet e Kyutës janë të thjeshta. "Është kënaqësi të mundësh njerëz më të mëdhenj se vetja”.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco