FOTO/ Milani me 8 mungesa ndaj Kaljarit, formacionet zyrtare

FOTO/ Milani me 8 mungesa ndaj Kaljarit, formacionet zyrtare

20:20, 18/01/2021

Edhe pse me 8 mungesa, Milani i Stefano Piolit, do të kërkojë të triumfojë në sfidën e mbrëmjes së sotme në transfertë ndaj Kaljarit, për të kryesuar i vetëm me diferencë +3 nga ndjekësit e Interit.

Kuqezinjtë do të kenë përballë skuadrën e Antonio Di Françeskos, që po përjeton një krizë të thellë rezultatesh me 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, duke u pozicionuar në vendin e 17-të.

Leao, Selemekers, Benaser, Teo Hernandez, Çalhanoglu, Rebiç, janë 6 mungesat më të rëndësishme për kryesuesit e kampionatit, duke shtuar këtu edhe Kruniç dhe Gabia, që janë zgjedhje dytësore.

Ndërkohë lajm pozitiv është fakti se nga minuta e parë, do të luajë Zllatan Ibrahimoviç, i cili do të jetë një pikë referimi në sulm, për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco