Ndryshimi i emrit/ Reagon zyrtari i Interit

Ndryshimi i emrit/ Reagon zyrtari i Interit

19:40, 18/01/2021

U bë me bujë lajmi se Interi do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano”, por edhe logon që nga stema tradicionale e zikaltërve të ndryshohej dhe të bëhej pothuaj si e Juventusit me dy shkronja “IM”.

Pas disa orësh aludimi dhe kundërpërgjigje nga tifozët e Interit, klubi zikaltër ka reaguar me anë të Administratorit të Deleguar të shoqërisë zikaltër, Alesandro Antonelo, ku tek “ANSA” deklaron se Interit nuk do t’i ndryshohet emri.

“Interit nuk do t’i ndryshohet emri. Klubi është duke punuar prej më shumë se një viti në projektin e marketingut, duke u bazuar në vlerat historike të Interit, i cili ka për objektiv të afrojë dhe përfshihet te tifozët e tij, që ka me miliona nëpër botë”, tha Antonelo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco