Debutoi 1 vit më parë me Dortmundin, statistikat e pabesueshme të Erling Haaland

Debutoi 1 vit më parë me Dortmundin, statistikat e pabesueshme të Erling Haaland

18:27, 18/01/2021

Më 18 janar 2020, pra fiks një vit më parë, Erling Braut Haaland debutoi me Borussia Dortmundin.

Sulmuesi norvegjez hyri në vend të Piszczek në minutën e 56-të në ndeshjen kundër Augsburgut (3-5), kur rezultati ishte 3-1. Ai, si askush më parë, realizoi tregolësh që në debutim, madje duke u hedhur në fushë si zëvendësues.

Skenari u përsërit javën pasardhëse në fitoren 5-1 kundër Kolnit. Haaland zëvendësoi Thorgan Hazard në minutën e 65-të dhe shënoi dygolësh.

Historia përsëritej vazhdimisht: askush nuk kishte shënuar kaq shumë gola (5) në dy ndeshjet e para, askush nuk i kaloi shtatë gola pas tri ndeshjeve … Dhe kështu me radhë derisa arriti 25 gola në 25 ndeshjet e tij të para në Bundesligë, duke thyer rekordin e Uwe Seeler (23 gola).

Haaland, në moshën 20-vjeçare, e mbylli vitin e parë në Dortmund me shifrat prej jashtëtokësori: 35 gola në 35 ndeshje. Ai gjithashtu ka dhënë pesë asiste në të gjitha kompeticionet.

Nuk është ndalur së thyeri rekorde as në Ligën e Kampionëve. Haaland mund të mburret se është lojtari më i ri që ka arritur të shënojë 10 apo 15 gola në historinë e Championsit.

Aktualisht, ka arritur shifrën e 16 finalizimeve në këtë kompeticion. E të mendosh që për një gol i janë dashur vetëm 56 minuta lojë.

Haaland gjithashtu u bë lojtari i parë i Borussia Dortmundit që shënoi në debutimin e tij në Kampionat, Kupë dhe Champions League.

Kulmi i vitit të tij të parë në “Signal Iduna Park” erdhi me kurorëzimin e tij me çmimin “Golden Boy” nga “Tuttosport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco