Milani ndjek 24-vjeçarin e Barcelonës

Milani ndjek 24-vjeçarin e Barcelonës

17:51, 18/01/2021

Milani ndjek me kujdes Junior Firpo, anësorin e majtë të Barcelonës, i cili nuk ndodhet në planet e katalanasve dhe mund të largohet që në janar.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, klubi kuqezi ka avancuar me kontaktet me klubin blaugrana për të mbyllur këtë operacion merkatoje.

Objektivi i drejtuesve kuqezinj është ta mbyllin si tratativë për lojtarin nga Republika Domenikane, por i neutralizuar si spanjoll.

Në ditët e mëparshme informacione për Junior Firpon kishte marrë dhe Napoli, por kontaktet u ndaluan pas një sondazhi të kryer pasi operacioni në hyrje do të ishte një largim i mundshëm i njërit midis Gulam ose Malkui, lojtarë që për momentin nuk kanë ndonjë ofertë konkrete.

24-vjeçari me Barcelonën këtë sezon është aktivizuar në total midis kampionatit, Superkupës së Spanjës dhe Champions-it 10 herë, ku ka arritur të dhurojë dhe një asist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco