FOTO/ Tirana shpallet kampion për moshën U-14 në turneun e rajonaleve

FOTO/ Tirana shpallet kampion për moshën U-14 në turneun e rajonaleve

17:06, 18/01/2021

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshën U-14 ka zhvilluar sot fazën finale.

Edhe në këtë grup-moshë fituese është shpallur Tirana, që mposhti në finale përfaqësuesen rajonale të Fierit me rezultatin e ngushtë 1–0.

Ndërsa finalja për vendin e 3-të dhe të 4-t u fitua nga Shkodra, që mundi Durrësin pas penalltive me rezultatin 3-0, pasi koha e rregullt përfundoi u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.

Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut simbolik ishin të pranishëm përfaqësuesit e FSHF-së, kryeskauti Dzemal Mustedanagi? dhe eksperti i futbollit, Sulejman Mema.

Ekipi përfaqësues rajonal i Tiranës U-14 erdhi në finale pasi kishte mundur në fazën e parë të turneut Lezhën me rezultatin 2-1 dhe Shkodrën me goleadë 5-1.

Finalistja tjetër e turneut në këtë grup-moshë, Fieri, kishte fituar sfidën e parë të turneut ekipin e Elbasanit 3-2 pas penalltive (koha e rregullt u mbyll 0-0) dhe më pas triumfoi ndaj Durrësit 3-1.

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 dhe U-13 ka nisur që më datë 12 janar 2021.

Qëllimi i këtij turneu është evidentimi i talenteve të reja që militojnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare.

Në këtë turne marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të këtyre tre grup-moshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

Rezultatet

U-14 dt. 2008: Tiranë, Korçë, Shkodër, Lezhë

Dt. 14.01.2021 (E enjte) – Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

1. Tirana – Lezha 2 – 1

2. Korça – Shkodra 2 – 2 (3-4 me penallti)

– Ndeshja finale

– Tirana – Shkodra 5 – 1

– Ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

– Lezha – Korça 8 – 0

U-14 dt. 2008: Fier, Elbasan, Durrës, Gjirokastër

Dt.16.01.2021 (E shtunë) – Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

1. Fieri – Elbasani 0 – 0 (3 – 2 penallti)

2. Durrësi – Gjirokastër 9 – 0

– Ndeshja finale

Fieri – Durrësi 3 – 1

– Ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Elbasani – Gjirokastra 5 – 1

FINALET E U-14

Dt.18.01.2021 (E hënë) – Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare” Kamëz

– Finalja e moshës U-14

– Tirana – Fieri 1 – 0

– Finalja për vendin e 3-të & 4-t

– Durrësi – Shkodra 0 – 0 (0-3 me penallti)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco