Zaniolo del pozitiv me COVID-19

Zaniolo del pozitiv me COVID-19

15:49, 18/01/2021

Nicolo Zaniolo ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mesfushori i Romës ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Kam dalë pozitiv me COVID-19 pas testit të fundit të realizuar sot. Ndihem mirë, nuk kam simptoma dhe kam filluar menjëherë periudhën e karantinimit”, shkroi ai.

“Shpresoj të kthehem në stërvitje ne Trigoria sa më shpejtë të jetë e mundur, në ndërkohë do të bëj tifo për bashkëlojtarët e mi nga shtëpia”, përfundoi Zaniolo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco