VIDEO/ Mandzukic tek Milani, kryen vizitat mjekësore me klubin kuqezi

VIDEO/ Mandzukic tek Milani, kryen vizitat mjekësore me klubin kuqezi

15:30, 18/01/2021

Mario Mandzukic sot mbaroi vizitat mjekësore me Milanin.

Sulmuesi kroat nesër do të firmosë kontratën me 1.8 mln euro deri në fund të sezonit dhe mundësi rinovimi që kthehet automatik në rast kualifikimi në Champions.

Madje, sipas “Corriere della Sera”, Milani thuajse e kishte mbyllur që në dhjetor dhe sulmuesi kishte refuzuar disa oferta duke pritur Milanin. Edhe pse nuk luan prej marsit 2020, kroati ka premtuar se gjendja e tij fizike është super e mirë dhe se është plotësisht gati dhe nën urdhrat e Stefano Piolit.

Madje, ai mezi pret të bashkohet me Zlatan Ibrahimovic, të cilin e ka edhe idhull, pavarësisht se diferenca e moshës mes të dyve është vetëm 5 vjet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco