Detajet e kontratës/ Mesut Ozil prezantohet tek Fenerbahçe: Realizova një ëndërr!

Detajet e kontratës/ Mesut Ozil prezantohet tek Fenerbahçe: Realizova një ëndërr!

14:56, 18/01/2021

Mesut Ozil është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Fenerbahçes.

Mesfushori turko-gjerman ka nënshkruar me Fenerbahçen një kontratë për 3.5 vite nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro plus 5 mln euro bonuse me 3 këste. 25 mijë euro çdo ndeshje e luajtur, 500 mijë euro bonus fitimi i titullit dhe 250 mijë euro në rast kualifikimi në Champions League.

Vetë klubi njoftoi në faqen e vet të internetit ardhjen e futbollistit gjerman me aeroplan privat nga Londra, ku ka luajtur për Arsenalin që nga viti 2013.

“Unë jam shumë i emocionuar, kam qenë gjithmonë tifoz me Fenerbahçe. Një ëndërr po përmbushet për mua. Mezi pres ta vesh fanellën e re dhe shpresoj të jem i suksesshëm me shokët e mi të skuadrës”, –  tha Ozil për “Fenerbahçe TV”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco