VIDEO/ Puthi logon e Juves, Vidal jep shpjegimin: Kjo ishte për respektin e...

VIDEO/ Puthi logon e Juves, Vidal jep shpjegimin: Kjo ishte për respektin e...

12:00, 18/01/2021

Arturo Vidal ka marrë të gjithë vëmendjen pas fitores 2-0 të Interit ndaj Juventusit.

Mesfushori kilian shkoi të përshëndeste ish-shokun e skuadrës, Girogio Chiellinin por kamerat kanë fiksuar momentin kur Vidal puth logon e Juventusit.

Vidal është shpjeguar se puthja ishte për Chiellinin dhe jo për logon bardhezi.

“Unë kurrë nuk kam dashur të puth stemën e një ekipi tjetër”, tha Vidal.

“Kjo puthje ishte një shenjë e dashurisë për një vëlla kam përjetuar momente të mira në futboll, me të cilin kam jetuar vite të mrekullueshme së bashku dhe ne e duam njëri-tjetrin”, tha Vidal.

“Unë respektoj ekipin tim, tifozët e mi dhe njerëzit që besuan tek unë për të mbrojtur ngjyrat e skuadrës dhe për të zhvilluar historinë e këtij klubi mahnitës. Unë do të jap gjithçka nga vetja ime për këtë. Forca Inter”, përfundoi shpjegimin Arturo Vidal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco