‘Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë’/ Pirlo shpërthen pas humbjes ndaj Interit

‘Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë’/ Pirlo shpërthen pas humbjes ndaj Interit

11:00, 18/01/2021

Andrea Pirlo e ka pranuar se Juventusi pësoi disfatë të rëndë kundër Interit në “San Siro”.

Juventusi nuk e vendosi në vështirësi portierin e Interit, Samir Handanovic dhe ishte me fat që nuk pësoi më shumë se dy gola nga Arturo Vidali dhe Nicolo Barella.

“U futëm me qëndrim të gabuar nga fillimi dhe kur nuk je i përkushtuar t’i fitosh duelet, atëherë gjërat vështirësohen”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Ne sot nuk luajtëm fare, ishim të frikësuar ndaj sulmit të Interit, pra mendja jonë ishte e përqendruar vetëm për t’u mbrojtur, por as në këtë aspekt nuk ishim agresivë”, nënvizoi trajneri italian.

Pirlo shtoi: “Është humbje e keqe, nuk kemi mundur të luanim më keq se kaq dhe nuk e prisja. Por ne duhet ta mbajmë kokën lart dhe të përgatitemi për ndeshjen me Napolin në Superkupën e Italisë të mërkurën”.

Pas kësa humbje, Juventusi bie në vendin e 5-të në Serie A me 33 pikë të grumbulluara, 7 më pak se Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Miks 18 janar 202118/01/2021 17:13

Juventusi me nje trajner si Pirlo, me pak përvojë sigurisht lojra medioker do manifestoje..Me nje Ronaldo ne fund të karrjeres se tij qe si nuse e bukur ecte dhe ecte neper fushe..

Shto koment

Denonco