Karton i kuq/ Goditi kundërshtarin pas koke, Messi rrezikon dënimin e ashpër

Karton i kuq/ Goditi kundërshtarin pas koke, Messi rrezikon dënimin e ashpër

09:47, 18/01/2021

Barcelona humbi Superkupën e Spanjës pasi u mposht 2-3 nga Ath Bilbao.

Pa dyshim që vëmendjen më të madhe e tërhoqi Lionel Messi i cili mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura.

Argjentinasi bëri një gjest të turpshëm duke goditur pas koke kundërshtarin, Vijalibren. VAR e fiksoi këtë moment dhe arbitri Gil Manzano nuk toleron duke i treguar kartonin e kuq 6 herë fituesit të Topit të Artë.

Por kjo nuk është më e keqja sepse kapiteni i katalanasve mund të përjashtohet për 4 ndeshje të cilat janë të vlefshme për La Ligën apo Kupën e Mbretit. Nëse Barcelona do të kualifikohet kundër Kornejas në Kupë, atëherë ndeshjet që do të humbasë janë dy në kampionat dhe 2 në Kupë.

Veprimi i Messi konsiderohet dhunë ndaj kundërshtarit dhe sipas rregullores, rrezikon të pezullohet 4 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco