Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Messi u ndëshkua me kartonin e kuq, Koeman befason me fjalët pas ndeshjes

Messi u ndëshkua me kartonin e kuq, Koeman befason me fjalët pas ndeshjes

09:12, 18/01/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur pas humbjes që i shkaktoi Athletic Bilbao në finale të Superkupës së Spanjës.

Barcelona avancoi me dy gola të Antoine Griezmann, por që pastaj Athletic Bilbao u rikthye në lojë për të ngritur trofeun, falë golave të De Marcos, Villalibre dhe Williams. Ronald Koeman nuk u shpreh i kënaqur me fazën defansive, por deklaroi se kjo është vetëm një ndeshje, dhe Barça do të përmirësohet.

“Nuk është një hap prapa. Fitimi i një titulli është i mirë për ju, por është vetëm një ndeshje, është Superkupa e Spanjës, dhe ne jemi në rrugën e duhur si skuadër”, tha ai.

Sipas Koeman, Barcelona është ende në tranzicion.

“Duhet ta analizojmë ndeshjen, është e vështirë. Ne jemi të zhgënjyer, sepse kemi dashur të fitojmë këtë ndeshje, por kjo nuk do të thotë që në nuk jemi në rrugën e duhur, sepse po përmirësohemi. Madje edhe sot ne e kemi bërë”, tha holandezi.

Messi ndëshkohet për herë të parë me kartonin e kuq me Barcelonën, por pavarësisht kësaj, trajneri Koeman na ka befasuar duke i dalë në krah argjentinasit.

“Leo pas kaq shumë vitesh në La Liga e di kur është në gjendje të luaj dhe kur nuk është. Ai zhvilloi paraqitje mahnitëse dhe ka bërë maksimumin që mund të bëhej”, përfundoi Ronald Koeman.

Kartoni i kuq i Messit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco