Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Bezhani: E turpshme, Fidel Ylli u ka thënë drejtuesve të federatave se do ta shtrojë me flori

Bezhani: E turpshme, Fidel Ylli u ka thënë drejtuesve të federatave se do ta shtrojë me flori

22:25, 17/01/2021

Shkarkimi i presidentit të KOKSH, Viron Bezhani, nga Asambleja vijon të shkaktojë polemika.

Bezhani akuzon se shkarkimi i tij është i turpshëm dhe i paligjshëm, teksa ndër të tjera në studion e “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV ai deklaroi: “Fidel Ylli u ka thënë drejtuesve të federatave që do ta shtrojmë me flori. Duhet zbatuar etapat, pasi në Asamblenë që u zhvillua për të më shkarkuar mua si president, u shkel ligji.

Praktika po tregon se është e turpshme, aty nuk ishte as sekretari, as presidenti. Po kush do ta firmosë atë që u votua aty. Ne të dy që kishim të drejtën e firmës, nuk ishim aty.

E vetmja shkelje që kam bërë unë, është që nuk i lashë të vjedhin, nuk i lashë të abuzojnë. Këta njerëz kanë kërkuar të marrin lekë nga Komiteti Olimpik”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco