Mesut Ozil largohet nga Arsenali, bashkohet me ekipin që është tifoz

Mesut Ozil largohet nga Arsenali, bashkohet me ekipin që është tifoz

19:50, 17/01/2021

Mesut Ozil largohet pas shtatë sezonesh e gjysmë nga Arsenali, për t’iu bashkuar Fenerbahces në Turqi.

Futbollisti me origjinë turke, që në rang përfaqësuesesh ka luajtur për Gjermaninë, nuk ishte aktivizuar në asnjë takim në këtë sezon me “Topçinjtë”, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Arteta.

Ozil në një intervistë telefonike për transmetuesin turk BBO Sports deklaroi se është shumë i lumtur që shkon te Fenerbahce.

“Jam shumë i lumtur. Jam tifoz i Fenerbahces. Si tifoz i Fenerbahces, Zoti e ka bërë të mundur që unë të vesh këtë fanellë. Do ta jap më të mirën nga vetja”, tha Ozil.

32-vjeçari, në fakt, nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi emri i tij nuk figuronte në skuadrën e Arsenalit në këtë sezon.

Gjithçka që mbetet për t’u finalizuar është çështja e dokumenteve, pasi Arsenali dhe Ozili kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.

Ozili iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në vitin 2013 për një shumë rekord për klubin në atë kohë, 45 milionë euro.

Ai i ka bërë 184 paraqitje për Arsenalin në Premierligë, duke shënuar 33 gola dhe duke dhënë 54 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco