S’ka tifozë në ‘San Siro’, por ja sa spektatorë pritet të ndjekin Inter-Juventus

S’ka tifozë në ‘San Siro’, por ja sa spektatorë pritet të ndjekin Inter-Juventus

19:01, 17/01/2021

Një ndeshje si Inter-Juventus do të meritonte një “San Siro” të tejmbushur, pasi këtë sezon për më tepër në meny është edhe titulli kampion, por pandemia nuk do e lejojë sërish këtë.

Gjithsesi, duke parë interesin që ka mbi “Derbin e Italisë”, takimi do të transmetohet në 232 shtete të ndryshme dhe pritet që të ketë një audiencë që do të prekë, por pse jo të kalojë 800 milionë teleshikuesit.

Ndërkohë, vetëm në rrjetet sociale pritet që të kalohet shifra e 55 milionëve, ndërsa lajmërohet se në “San Siro”, do të jenë 45 komentatorë të ndryshëm nga e gjitha botë, të cilët nën rregullat e distancimit social do të komentojnë supersfidën Inter-Juventus “live”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco