Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Premierligë/ Tottenhami i afrohet kreut, vë nën presion Manchester United

Premierligë/ Tottenhami i afrohet kreut, vë nën presion Manchester United

17:29, 17/01/2021

Tottenhami i Jose Mourinhos la pas zhgënjimin e barazimit në derbi me Fulhamin, duke fituar 1-3 në fushën e Sheffield United.

Në “Bramall Lane” takimi u zhbllokua pas vetëm 5 minutave lojë nga Aurier, i cili shfrytëzoi pasimin e Son Heung-Min.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë dyfishoi shifrat Harry Kane, i shërbyer në këtë rast nga Hojbjerg.

Skuadra e Sheffieldit nuk u dorëzua dhe u hodh në sulm për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Në të 59-tën McGoldrick rihapi sfidën me golin e 1-2, por vetëm tri minuta më vonë shpresa e vendëse për rezultat pozitiv u shua nga goli i Ndombele, që vulosi rezultatin përfundimtar 1-3.

Me këtë sukses skuadra londineze renditet në vendin e 4-t me 33 pikë, vetëm me 3 pikë më pak se kryesuesi Manchester United, që po luan në këtë moment në transfertë me Liverpoolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco