Mario Mandzukic do të kryejë nesër testet mjekësore te Milani, zbulohen detajet e kontratës

Mario Mandzukic do të kryejë nesër testet mjekësore te Milani, zbulohen detajet e kontratës

16:46, 17/01/2021

Mario Mandzukic ka arritur marrëveshje me klubin e Milanit dhe nesër pritet të kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën.

Bashkë me kroatin, pritet të vijë edhe talenti i Chelseas, Fikayo Tomori, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Janë zbuluar edhe detaje të marrëveshjes mes Milanit dhe Mandzukic.

Mario Mandzukic do të bashkohet me kryesuesit aktual të Serie A me një kontratë 6-mujore me vlerë 1.8 milion euro, sipas gazetarit Tancredi Palmeri.

Nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, kontrata e një viti do të aktivizohet me vlerë 3.5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco