Fernando Torres në rrugën e duhur për të zëvendësuar Simeonen në stolin e Atletico Madridit

Fernando Torres në rrugën e duhur për të zëvendësuar Simeonen në stolin e Atletico Madridit

16:37, 17/01/2021

Fernando Torres vendosi të “varë” këpucët gozhdë në vitin 2019, mirëpo lidhjet me futbollin ai nuk do t’i shkëpusë.

Kjo sepse prej muajit shtator ish-sulmuesi po punon me akademinë e Atletiko Madrid, klubit të tij të zemrës.

Nga përshtypjet e para, Torres është në rrugën e duhur për t’u shndërruar së shpejti në një trajner të parë, teksa deri tani me stërvitjet e tij ka mahnitur te “Colchoneros”.

Të rinjtë janë të kënaqur që punojnë me legjendën.

Në fakt, Torres tek akademia, ka qenë duke punuar së bashku me Riki Alonson, mirëpo nga ky moment do të ketë rolin kryesor në këtë detyrë.

Akademia është një hallkë shumë e rëndësishme për klubin, pasi falë vëmendjes që i kushton nga ajo ka dalë vetë Torres dhe emra të njohur si David De Gea apo Koke.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco