Dëmtim i tmerrshëm/ I ngulet gozhda në gju, futbollisti spanjoll përfundon në spital

Dëmtim i tmerrshëm/ I ngulet gozhda në gju, futbollisti spanjoll përfundon në spital

13:50, 17/01/2021

Emri i tij është Unai Bilbao, ai luan për Necaxa-n në Meksikë dhe të premten në ndeshjen që ekipi i tij zhvilloi ndaj Atletico de San Luis (1-0), pësoi një dëmtim të tmerrshëm në gjurin e djathtë. Futbollisti spanjoll në një duel me Nicolas Ibanez u shty nga ky i fundit, duke rënë mbi një gozhdë që mbante reklamat.

    Lojtarit iu desh të dilte nga fushë me barelë, pasi dëmtimi ishte shumë i rëndë. Fotografitë e dëmtimit nuk janë të përshtatshme për njerëzit me zemër të dobët. Plagë e thellë, gjak dhe dhimbje që duke e gjykuar nga fytyra e lojtarit, ndihet.

    Për fat të mirë, pas ndeshjes, në rrjetet sociale, është vetë lojtari i  Necaxa-s që lajmëron se është mirë dhe mezi pret të rikthehet në fushat e lojës.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco