Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

'Sirena' turke për Hoxhajn e Vllaznisë

'Sirena' turke për Hoxhajn e Vllaznisë

12:56, 17/01/2021

Vllaznia vijon të bëjë mirë në fushë, por zërat e merkatos nuk po i lënë të qetë shkodranët, pasi për krye-golashënuesin e Kategorisë Superiore, Ardit Hoxhajn, vijojnë të “bien sirena turke”.

Të shtunën para ndeshjes me Kukësin, vlonjati pranoi se ka ardhur një ofertë konkrete dhe goxha e mirë ekonomikisht nga Boluspori, klubi i Ligës së parë Turke, por që është refuzuar nga ai dhe sponsori Xhaferi, pasi palët duan të vijojnë bashkëpunimin deri në fund të sezonit.

Megjithatë së fundi për Hoxhajn ka shfaqur interes konkret klubi i Samsunsporit, që gjithashtu militon në Ligën e Parë turke dhe është një nga pretendentët kryesorë për t’u rikthyer në Superligë, pasi e ka mbyllur fazën e parë në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg kreut.

Drejtuesit e Samsunspor kanë qenë edhe më joshës në ofertën e tyre për Hoxhajn, por edhe për Vllazninë, ndaj shkodranët po mendojnë seriozisht shitjen e vlonjatit që në janar, ndonëse trajneri Brdariç nuk ka dhënë ende konfirmimin e tij.

Vetë Ardit Hoxhaj ka filluar të ndjekë në rrjetet sociale klubin turk dhe presidentin e trajnerin e Samsunspor, ndërsa i pyetur nga “Haber1965”, një media pranë kësaj skuadre, ka pranuar vullnetin për t’iu bashkuar ekipit turk.

“Samsunspor është një klub që më pëlqen, pasi ka një tifozëri të madhe dhe do të doja të bëhesha pjesë e tij. Megjithatë unë kam një kontratë me klubin tim, Vllazninë dhe vendimi u takon drejtuesve” , tha Hoxhaj për median turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco