Zyrtare/ Ish futbollisti i Real Madrid emërohet trajner i skuadrës argjentinase

Zyrtare/ Ish futbollisti i Real Madrid emërohet trajner i skuadrës argjentinase

09:08, 17/01/2021

Në nëntor të vitit të kaluar, Fernando Gago vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur në moshën 34  vjeçare, pas eksperiencës te Velez.

Dëmtimet e detyruan ish futbollistin  e Real Madrid “të varte këpucët në gozhdë”. Megjithatë, Gago nuk ka qëndruar shumë kohë larg futbolli, pasi është emëruar trajner i Klubit Atletico Aldosivi, me qendër në Mar del Plata.

Image

I rritur te Boca Juniors, ish-mesfushori i kombëtares argjentinas (61 ndeshje) kishte firmosur me me Real Madridin në 2007, kundrejt gati 20 milionë eurove. I huazuar te Roma dhe më pas te Valencia, Pintita u kthye në vendlindje në 2013, duke alternuar midis Velez dhe Boca. Emërimi i tij është befasues pasi ai ende nuk ka përvojë në stol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco