Zyrtare/ Futbollisti shqiptar fillon aventurën në Rusi, firmos me skuadrën e re

Zyrtare/ Futbollisti shqiptar fillon aventurën në Rusi, firmos me skuadrën e re

08:49, 17/01/2021

Ylldren Ibrahimaj ka nisur një aventurë të re. Futbollisti me origjinë shqiptare, ka firmosur në me skuadrën e Uralit, në kampionatin rus të futbollit.

25-vjeçari, i lindur në Norvegji, ishte pjesë e skuadrës së Viking, ndërkohë që vendosi të nisë një aventurë të re në Rusinë e largët.

Pas Bernard Berishës dhe Odise Roshit që luajnë atje për momentin, Ibrahimaj është shqiptari i radhës që do të provojë një eksperiencë në këtë kampionat. Kujtojmë që disa sezone më parë në kampionatin rus është aktivizuar edhe Bekim Balaj.

Ibrahimaj ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. Në kampionatin e mbyllur së fundmi ai shënoi edhe 7 gola, duke ngjallur interesën e shumë klubeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco