Do të mungojë Messi në finale? Koeman flet për gjendjen e argjentinasit!

Do të mungojë Messi në finale? Koeman flet për gjendjen e argjentinasit!

22:42, 16/01/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur para ndeshjes ndaj Athletic Bilbao që do të luhet të dielën e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës.

“Skuadra ka pasur kohë të rikuperohet mirë, edhe nëse ata bëjnë presion, ne jemi gati”, tha ai.

Holandezi foli edhe për gjendjen e Lionel Messit, për të cilin në media thuhet se ka një lëndim.

“Leo do të stërvitet, fjalën e fundit e ka ai, ai duhet të tregojë se si ndihet. Por, ne kemi shpresa. Messi është numri 1 në botë, nëse nuk do të luajë nesër do të jetë humbje e madhe për ne”, tha 57-vjeçari.

“Është e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje në mënyrë që të tregojmë se kemi formë të mirë. Ky nuk është titulli më i rëndësishëm, por është mjaft i rëndësishëm dhe ne duam ta fitojmë atë”, tha Koeman.

“Ath Bilbao është një skuadër shumë e fortë, ata mposhtën Real Madridin. Nuk ka nevojë për të motivuar lojtarët, finalja është vet motivim për ta. Me Messin ekipi është më i fortë, por ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë”, përfundoi Ronald Koeman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco