Nuk ka ndodhur më parë/ Nis bora, futbollistët me uniformë të bardhë nuk duken fare...

Nuk ka ndodhur më parë/ Nis bora, futbollistët me uniformë të bardhë nuk duken fare...

21:12, 16/01/2021

Ndeshja e sotme e kampionatit turk të futbollit mes Basaksehir dhe Sivasspor është bërë virale.

Arsyeja nuk ishte rëndësia e saj, por fakti se në Stambollin e mbuluar nga dëbora, ekipi mik zbriti në fushë me uniforma krejtësisht të bardha. Nga pamjet është pothuajse krejtësisht e pamundur që të dallosh lojtarët e Sivassporit në fushë, ndërkohë që portokallia e uniformës së Basaksehir i lejoi telespektatorët të dallonin qartë futbollistët vendas.

Në Twitter, nisën talljet me të tilla pamje: “Edhe pse nuk duket, janë dy skuadra në fushën e lojës. Shikoni mirë, pasi lojtarët e Sivassporit janë aty”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco