Derbi i kryeqytetit luhet ditën e enjte, ja kalendari për javën e 15-të në Superiore

Derbi i kryeqytetit luhet ditën e enjte, ja kalendari për javën e 15-të në Superiore

19:07, 16/01/2021

Java e 15-të e Kategorisë Superiore, do të rikthehet ditën e mërkurë, ku janë planifikuar të zhvillohen 4 sfidat. Këto takime do të startojnë të gjitha duke filluar nga orën 13:45.

Kryesuesit e Vllaznisë do të jenë mysafirë në Ballsh ndaj Bylisit, ndërkohë që Kukësi do të tentojë të rikthehet te rezultatet pozitive përballë Apolonisë në transfertë. Takime interesante pritet të jenë dhe ato mes Laçit dhe Skënderbeut dhe Kastrioti-Teuta.

Java e 15-të do të luhet derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.

E MËRKURË

Ora 13:45, KASTRIOTI - TEUTA 

Ora 13:45, LAÇI-SKËNDERBEU 

Ora 13:45, APOLONIA-KUKËSI

Ora 13:45, BYLIS-VLLAZNIA 

E ENJTE

Ora 18:00 PARTIZANI - TIRANA 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco