VIDEO/ Cikalleshi shënon, por nuk ndihmon dot skuadrën

VIDEO/ Cikalleshi shënon, por nuk ndihmon dot skuadrën

13:47, 16/01/2021

Goli i Sokol Cikalleshit nuk e ka ndihmuar Koniasporin në transfertën e vështirë me Goztepe, teksa është mundur me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Trajneri, Ismail Kartal i besoi një fanellë titullari sulmuesit shtatlartë të kombëtares shqiptare, që një javë më parë u fut në fushë si zëvendësues në fitoren e ekipit të tij (2-1) ndaj Gaziantep.

Takimi që paraprinte javën e 19-të të Superligës turke nisi më mirë për miqtë, që realizuan dy herë në portën e Koniasporin, me Marko Mihojevic (17) dhe Peter Zulj (30)

Reagimi i Koniasporit erdhi në pjesën e dytë, kur pas goditje nga këndi, Cikalleshi arriti të çonte topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë (54) (Ky ishte goli i parë për Cikalleshin me fanellën e Koniaspor).

Pak minuta më vonë,  Goztepe shënoi dhe të tretin ndaj skuadrës së Koniaspor, falë golit të realizuar nga Peter Zulj (58).

Koniaspor ngushtoi shifrat, me Amir Hadziahmetovic në minutën e 62-të, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin e sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco