Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Ibrahimovic detyroi shokun e tij të skuadrës të hiqte dorashkat në një ndeshje, ja arsyeja

Ibrahimovic detyroi shokun e tij të skuadrës të hiqte dorashkat në një ndeshje, ja arsyeja

10:22, 16/01/2021

Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimovic, zbuloi se si kishte detyruar shokun e tij të skuadrës Pierre Kalulu të hiqte dorashkat në ndeshjen që ai bëri debutimin me klubin kuqezi.

Mbrojtësi 20 vjeçar iu bashkua Milanit në verë dhe bëri debutimin me skuadrën e parë  në ndeshjen e në Europa League në dhjetor. Në një mbrëmje të ftohtë, Kalulu donte të mbante dorashka në sfidën kundër Spartës së Pragës, mirëpo Ibrahimovic kundërshtoi.

"Disa javë më parë Pierre Kalulu bëri debutimin me Milanin dhe mbante doreza. Unë i thashë t'i hiqte! Si duket një mbrojtës i ri që debuton me dorashka? Sigurisht që kështu ai nuk do ta trembte sulmuesin", tha shtatlarti suedez.

Megjithëse fjalët e Ibra-s dukeshin të ashpra, udhëzime të tilla duket se dhanë fryte. Milan ruajti rrjetën të paprekur,  duke fituar me rezultatin 1: 0. Kalulu që atëherë ka luajtur edhe shtatë ndeshje të tjera me kuqezinjtë, të cilët aktualisht janë në krye të Serie A.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco