Pretendimet për racizëm lënë në hije fitoren e Union Berlin ndaj Bayer Leverkusen

Pretendimet për racizëm lënë në hije fitoren e Union Berlin ndaj Bayer Leverkusen

09:52, 16/01/2021

Union Berlin mundi Bayer Leverkusen me rezultatin1-0. Mirëpo pas përfundimit të ndeshjes askush nuk flet për 90 minutat.

Sipas lojtarit të Leverkusen, Jonathan Tah, futbollistët kundërshtarë kanë lëshuar fraza raciste në fushën e lojës: “Gjëja e parë që më vjen keq është ajo që ndodhi me Amirin. Ai është fyer nga origjina, nga vendi nga i cili vijnë prindërit e tij, kjo është e trishtë, nuk i përket fushës së lojës. Kjo është gjëja më e keqe sot, uroj të ketë pasoja. Kishte diskutime mes skuadrave dhe shprehja “afgan m***” u përdor. Nuk ka vend këtu, sado që të jesh i ngarkuar emocionalisht. Kjo gjë nuk bëhet”, tha Tah.

Cfare ndodhi?  Nadim Amiri i Leverkusenit, pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë në vitin e fundit, u pa teksa i tërbuar i vuri duart në fytyrë Florian Hubner të ekipit kundërshtar. Mendohet se mbrojtësi i Unionit e kishte fyer atë duke i kujtuar se prindërit e tij kishin qenë refugjatë afganë në Gjermani.

 Prindërit e Amirit ishin arratisur nga Afganistani në Gjermani në vitin 1980.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco