Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bayern Munich shënjestron mbrojtësin e Real Madrid

Bayern Munich shënjestron mbrojtësin e Real Madrid

09:27, 16/01/2021

Bayern Munich ka kontaktuar menaxherin e mbrojtësit të Realit të Madridit, Eder Militao. Bavarezët e kanë identifikuar atë si një zëvendësues të mundshëm të David Alaba.

Austriaku që do të largohet në verë nga Munich, do të linte një boshllëk të madh në mbrojtje dhe për të ndaluar diçka të tillë, Hasan Salihamidzic ka nisur të mendojë për zëvendësuesin.

Por për të arritur te shërbimet e brazilianit skuadra kampione e Gjermanisë duhet të garojë me Juventusin, Borusian e Dortmundit dhe Tottenham-in, skuadra që janë gjithashtu të interesuar për lojtarin e madrilenëve.

Gjithsesi sipas “Spox” dhe “Goal”, Bayern-i mbetet skuadra favorite për të sjellë në Munich mbrojtësin brazilian që është i pakënaqur ne Madrid.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco